Shumë gjëra dhe disa qese krijohen nga LDPE

Kategori (4) Polietilen me densitet të ultë ose (LDPE)

Cka është LDPE?

Polietileni me densitet të ulët ose LDPE i përket degës së polietilenit të termoplastikës. Është i butë, i lehtë, i fortë dhe fleksibil. Ky materiali termoplastik është gjithashtu i njohur për rezistencën në temperatura të ulta dhe ndaj korrozionit, gjithashtu duke treguar veti të mira që e bën të lehtë fabrikimin ose përpunimin e tij. Dallimi mes LDPE dhe HDPE tregohet edhe në vetë emrat e tyre, ku mund të kuptohet ndryshimi kryesor midis tyre. 
HDPE ka densitet më të lartë se LDPE,ndërsa LDPE është më i degëzuar në strukturë dhe kjo është arsyeja e densitetit të ulët.

Si prodhohet LDPE?

Polietileni me densitet të ulët prodhohet përmes një procesi të njohur si polimerizimi i radikaleve të lira, proces i cili kërkon nxehtësi dhe shumë presion. Hapi i parë është mbledhja e lëndëve të para nga nafta dhe më pas ndarja e gazit të etilenit nga përzierja që rezulton. Ky gaz etilen pompohet më pas në reaktor, ku fillon pjekja me lëndë të tjera dhe arrihet polimerizimi. Nga ky proces formohet një pluhur polietileni i cili kthehet në në granula dhe më pas k]to granula LDPE mund të paketohen ose përpunohen më tej për të krijuar produkte përmes një sërë procesesh fabrikimi, të tilla si: formimi me injeksion, fryerja e derdhur, termoformimi, derdhje me vakum, krijimi i filmit etj.

Historia e LDPE

Polietileni me densitet të ulët u prodhua për herë të parë në 1933 në Angli nga Imperial Chemical Industries Ltd. (ICI) gjatë studimeve të efekteve të presioneve jashtëzakonisht të larta në polimerizimin e polietilenit. ICI mori patentë për procesin në 1937 dhe filloi prodhimin komercial në 1939. Materiali u përdor për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore si izolues për kabllot e radarëve.
Por në fakt, Karl Ziegler i Institutit Max Planck për Kërkimin e Qymyrit në Mülheim an der Ruhr, W.Ger. (tani Gjermania), mori meritën për shpikjen e HDPE lineare - të cilën Ziegler e prodhoi në 1953. Procesi u përmirësua më vonë nga kimisti italian Giulio Natta, dhe komponimet tani njihen si katalizatorë Ziegler-Natta. Pjesërisht për këtë risi, Ziegler u nderua me Çmimin Nobel për Kimi në vitin 1963. Që nga ajo kohë, duke përdorur katalizatorë të ndryshëm dhe metoda polimerizimi, shkencëtarët kanë prodhuar polietilen me veti dhe struktura të ndryshme. LLDPE, për shembull, u prezantua nga Phillips Petroleum Company në 1968.

Fakte:

  • LDPE ka një densitet më të ulët se klasat e tjera të PE;
  • LDPE është një polimer gjysmë kristalor;
  • LDPE është i butë dhe fleksibil;
  • LDPE është i gjithanshëm.