SI TA REDUKTOJ GJURMËN TIME PLASTIKE?
Meturinat Plastike janë një dhimbje e madhe për sytë, por pastrimi ose hedhja e tyre në koshet e duhura të plehërave, nuk është zgjidhje e problemit, e sidomos në rritje të krizës klimatike dhe dëmeve shëndetësore e ambientale që po shkakton.
Për të ndikuar drejtpërdrejtë në ndotjen plastike, numri që duhet të fokusohemi që të reduktojmë është gjurma jonë plastike.
- Hmmm… por prit, çfarë është "gjurma plastike"?
Është një njësi që mat se sa plastikë po kontribuohet në numrin aktual të mbeturinave plastike në botë. Kjo mund të përfshijë sasinë e plastikës që konsumohet si dhe sasinë e plastikës që prodhohet.
Tashmë ky material [plastika] është prezent kudo dhe në çdo gjë…. Nga zyrat e furnizimet e shtëpisë, ushqimi, rrobat, cigaret, çdo lloj kënaqësie, teknologjia, ilaçet, porositë në internet… Po pra! Çdo gjë që ne shohim me sytë tanë tashmë është e veshur apo përmban plastikë!
- “O Zot, sa e vështirë kjo punë?!” - mund të mendosh.
Si rezultat i saj, zvogëlimi i gjurmës personale plastike dhe shmangia e fenomeneve të tilla bëhet më e vështirë nga sa e imagjinonim para se të zotoheshim për ta reduktuar këtë numër. Megjithatë, për shkak të shkallës së problemit, veprimi i menjëhershëm është zgjidhja e duhur në çdo kohë!
- Shtrohet pyetja: Si mund ta zvogëlojmë gjurmën tonë plastike?
Kur analizojmë situatën, ka tre fusha kryesore për të punuar me veten dhe komunitetin ku jetojmë. Nëse punojmë në një gjë, të gjitha ose disa - pak ka rëndësi për aq kohë sa kemi ndërmarrë diçka për të. Pra, ne mund të ndihmojmë në reduktimin e gjurmës plastike duke:
- E reduktuar përdorimin personal të plastikës për një përdorim ose të kompanisë sonë. (kjo është edhe financiarisht e dobishme);
- Duke gjetur dhe përdorur zëvendësues të qëndrueshëm në treg në vend të atyre që ofrojnë plastikë njëpërdorimshe. (Kur hidhni mbeturina të paktën e dini se ato janë organike);
- Duke kontribuar financiarisht në programe që punojnë me ose iniciativa që bëjnë reduktimin e mbetjeve plastike. (Kjo quhet largimi i gjurmës tënde plastike).
Ky blog na udhëzon si të bëhemi konsumatorë të ndërgjegjshëm, duke parashtruar disa hapa të thjeshtë për të qenë efektiv në reduktimin e gjurmës sonë plastike (ose çdo mbeturine në përgjithësi) bazuar në përvojat njerëzore dhe në mësime. Kur eksperimenton me hapat e përshkruar më poshtë, duhet të mbash në mend gjithmonë se ndryshimi nuk ndodh brenda një nate, të lutem ke durim dhe mendoje e ndjeke hap pas hapi.
Përdorimi i plastikës është një ves, dhe për të hequr një ves nevojitet shumë energji dhe disiplinë. Tani ti je një konsumator i ndërgjegjshëm dhe ndikimi pozitiv që po bën duhet të të mbaj të vullnetshëm në këtë udhëtim. Fillojmë:
- Mbajë gjithmonë me vete një çantë të ripërdorueshme për të shmangur marrjen në shtëpi të 100 qeseve të tjera plastike sa herë që blejmë. Norma aktuale është të marrim një qese plastike, ndaj duhet të këmbëngulim që të mos marrim një (apo dy ose tre...). Mos u shqetëso, mund të kesh disa mendime ndërhyrëse për të qenë i/e papërgjegjshëm/e për një moment, por e vërteta është: Nuk je. Le t'i kujtojmë vetvetes edhe një moment problemin që po shkakton dhe do të ndjejmë fitoren e refuzimit. Gjithashtu, sa herë që ne refuzojmë, norma fillon të zhvendoset. Duhet të refuzojmë deri në atë pikë që norma të bëhet MOS pranimi i një qeseje plastike (filxhani, shishe, kashtë për pije(pip) etj.).
- Blej një shishe/gotë uji të ripërdorueshme. Nëse dikush heton në thelb konceptin e një shisheje plastike të mbushur me ujë, del në përfundimin se ai koncept është qesharak. Ajo që ne paguajmë në fakt është shishja plastike, sepse ujin e pijshëm Nëna Natyrë na dhuron FALAS. Është mirë që çdo herë para se të blejmë të pyesim veten: “A është diçka pa të cilën do të vdes? A është vërtetë e nevojshme që unë ta konsumoj tani?” Nëse përgjigja është JO për pyetjet e mësipërme, atëherë e din se nuk të nevojitet... me çdo mbeturinë që ne hedhim, tashmë është e garantuar se deri në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshqi në det!
- Përdore shishen apo gotën e ripërdorueshme për të mbushur atë me kafe ose pije tjera. Asnjë rregull nuk thotë që shishja/kupa juaj e ripërdorueshme duhet të përdoret vetëm për ujë të pijshëm!
- Përpiq të shmangësh porositjen ushqimit -takeaway-. Kaq shumë ^$#^%&$ mbeturina! Një porosi në ditët e sotme është e barabartë me 1 kg ambalazh plastikë dhe vetëm 200 gr ushqim! Ushqimi në shtëpi është më i shëndetshëm në të dyja anët si për cilësi ashtu edhe për ndikimin mjedisor. Nëse thjeshtë nuk mund të hash në shtëpi, atëherë një alternativë më e mirë është të hash ulur në restoran me takëm dhe pjata të ripërdorueshme – në mënyrë që të shmangësh gjithë atë paketim plastik.
- Shmangi lugët plastikë, gotat plastike dhe kashtët(pipat) për pije në kafene/bare. Sa herë që është e mundur kërko lugë, shkopinj druri dhe gota të ripërdorueshme nëse ju ofrohen plastike. Ne nuk kemi nevojë për kashtë(pipa) për të pirë gjithsesi (fshijeni atë nga opsionet menjëherë). Binde kafenenë/barin tënd të preferuar të përditshëm të kalojë në zgjidhje të ripërdorueshme ose ekologjike. Përsëriteni me vete: “Nëse nuk e bëj unë, atëherë kush?”
- Shishet e shamponit, kompletet e higjienës dhe të gjitha ato gjëra që më bëjnë të bukur! Aghhh.. Duket se të dhemb, por mendo për ndikimin afatgjatë. Ka shumë mënyra për të reduktuar konsumimin e plastikës për një përdorim në produktet e bukurisë. Për shembull, shishet plastike të shamponit mund t'i zëvendësojmë me sapunë. Ka kaq shumë alternativa sapuni që vijnë në paketim organik dhe pasi mbarojmë sapunin nuk ka mbeturina plastike për të lënë prapa. Blej me shumicë.
- Të blesh në pazar është gjithmonë më mirë. Ne duhet të sjellim çantat tona të ripërdorshme dhe të refuzojmë qeset plastike. Pa fruta të paketuara në mbështjellës të panevojshëm plastikë ose në pllaka polifonike! Duke blerë me shumicë në pazar, do të zvogëlojmë gjurmën tonë të përditshme plastike me 60%.
- Gjithmonë mund të blejmë me shumicë edhe në supermarkete. Nëse blejmë produkte të bylmetit apo produkte të tjera me shumicë që janë të disponueshme në frigorifer, ne gjithmonë mund të marrim kontejnerë tanë të ripërdorshëm për t'i mbushur.
- Shmange modën e shpejtë ose çdo produkt të shpejtë duke blerë second-hand apo duke i bërë donacion robat që nuk i vesh më, nëpër organizata të ndryshme që mbledhin roba. Nuk na duhen kaq shumë rroba. Ne nuk jemi viktima të modës, apo jo? Ne mendojmë se blerja e rrobave nuk është asgjë, në fakt, është një nga kontribuesit më të mëdhenj në ndotjen dhe krizën klimatike. Rrobat që blejmë me 100% tekstile sintetike janë ndotësit më të mëdhenj të ujit të pijshëm me mikroplastikë sa herë që i veshim dhe i lajmë në lavatriçe. Ky është vetëm një nga faktet - pa e marrur parasysh trajtimin joetik të punëtorëve dhe pagesat e tyre të ulta. Eh po, le të jetë kjo një kujtesë me zile sa herë që e shohim veten në pasqyrë duke u dukur mirë me atë fustan të panevojshëm të modës së shpejtë që medoemos do prishet pas ca muajsh!
- Mos harro të insistosh gjithmonë. Unë nuk jam i/e papërgjegjshme. Po mendoj dhe po kontribuoj për të mirën e pergjithshme. Këmbëngul dhe këmbëngul!!! Të jetë kjo mendësi si sëmundje ngjitëse. Inkurajo dhe bisedo me familjarët dhe miqtë, me dyqanet dhe shitësit e preferuar. Informoji ata. Ta kujtojmë sa më shpesh të mundemi. Kujtoje gjatë gjithë ditës. Mbaj mend gjithashtu: Ekziston një rregull që thotë se derisa dikush ta ketë dëgjuar të njejtën gjë 7 herë, ata do ta kuptojnë si ta kenë dëgjuar për herë të parë. Nëse duhet t'ia tregojmë dikujt 3 herë, (mos u mërzit) kemi edhe 4 herë për të shkuar! (derisa ta gëlltitin të vërtetën).
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.(3 herë të tjera deri në fund)
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
- Refuzoj plastikën për një përdorim të vetëm. Ripërdori aq sa më shumë që të mundem.
Haha!
Një nga arsyet kryesore pse duhet të jemi të ndërgjegjshëm kur blejmë gjëra është sepse - NE - si konsumatorë jemi shtytësi që i japim formë tregut. Nëse vazhdojmë konsumimin e përditshëm të ambalazheve plastike sikur asgjë nuk po ndodh, mesazhi që u dërgojmë prodhuesve dhe furnizuesve të plastikës është se "ne jemi në rregull me këtë rrëmujë që po lëmë prapa dhe duam më shumë, e ju [prodhuesit & furnizuesit e plastikës] duhet të vazhdoni të prodhoni më shumë sepse ne jemi këtu për ta konsumuar”.
- Por..
Nëse vazhdojmë t'u dërgojmë këto mesazhe prodhuesve dhe furnizuesve të plastikës, ata nuk do t’a shohin kurrë nevojën për të ndryshuar dhe i gjithë cikli do të vazhdoj të riprodhohet derisa ne të hedhim në erë Planetin!!!
... Nuk dua ta dërgoj këtë mesazh!
Ne kemi të drejtën dhe detyrën të jemi të informuar për atë që blejmë dhe rrjedhimisht të bëjmë zgjedhje të informuara sepse çdo blerje që bëjmë është VOTË që ai produkt i caktuar të jetë në raft ditën e nesërme. Nëse marrim vendime me kujdes dhe refuzojmë produktet që shkaktojnë dëme, mesazhi që u dërgojmë shpërndarësve dhe prodhuesve është: "ne nuk jemi të kënaqur me produktet tuaja dhe nuk i mbështesim ato për të shkaktuar dëme të mëtejshme". Duke marrë vendime të informuara, ne refuzojmë produktet që rrezikojnë shëndetin dhe mjedisin tonë. Si rezultat, zinxhiri i ekonomisë lineare është ndërprerë dhe në këtë mënyrë, ne kemi një rol proaktiv dhe të ndërgjegjshëm për të ndikuar realisht në ndryshimin e politikave nga rryma poshtë-lart.
Qeveritë duhet të stimulojnë dhe investojnë në alternativa duke i mbajtur prodhuesit dhe shpërndarësit aktualë përgjegjës për prodhimin e tyre, para dhe pas konsumit. Dhe ne duhet të jemi ata që i qëndrojmë besnik fjalës dhe veprave tona!