Shishet e shamponit i kam HDPE, po s’di sen për ‘to!
Kategori (2) Polietilen me densitet të lartë ose (HDPE)
Çka është HDPE?
Plastika e krijuar nga Polietileni me densitet të lartë ose HDPE ka një densitet specifik më të lartë se polietileni me densitet të ulët (LDPE) dhe ndryshe pseudonimin e ka Plastika #2 në kategoritë e plastikës. Dallimi në vetitë fizike të HDPE është se ka peshë më të lehtë por rezistencë më të lartë në tërheqje. Struktura molekulare e HDPE është kompakte andaj e bënë HDPE një polimer linear.
Si prodhohet HDPE?
Hapi i parë se si prodhohet HDPE fillon duke aplikuar nxehtësi intensive në naftë. Ky proces i njohur gjithashtu si “plasaritje” ndihmon në krijim e gazit etilen. Gjatë prodhimit të tij, molekulat e gazit do të bashkohen për të formuar polimere të cilat prodhojnë polietilenin i cili pas një sërë kallëpesh formohet në granula.
Pasi të përfundojë procesi i formimit krijohet një material me polimer të fortë që mund të ketë shumëllojshmëri përdorimesh dhe aplikimesh në produktet që na rrethojnë
Historia e HDPE
Shkalla e HDPE-së që përdoret tani është e ndryshme nga materialet e gjeneratës së hershme.
Në fund të 1800, kimisti gjerman Hans von Pechmann vuri re një precipitat gjatë punës me një formë metani në eter. Në vitin 1900, kimistët gjermanë Eugen Bamberger dhe Friedrich Tschirner e identifikuan këtë përbërje si POLIMETILEN, një material shumë i përafërt me polietilenin. Tridhjetë vjet më vonë, një mbetje me densitet të lartë u krijua nga një kimist amerikan në E.I. du Pont de Nemours & Company, Inc., Carl Shipp Marvel, duke i nënshtruar etilenit një presion të madh
Ndërsa, duke punuar me etilen në presione të larta, kimistët britanikë Eric Fawcett dhe Reginald Gibson në vitin 1935, krijuan një formë të fortë polietileni. Aplikimi i tij i parë tregtar erdhi gjatë Luftës së Dytë Botërore kur britanikët e përdorën atë për të izoluar kabllot e radarëve. Në vitin 1953, Karl Ziegler i Institutit Kaiser Wilhelm (i riemërtuar Instituti Max Planck) dhe Erhard Holzkamp shpikën polietilenin me densitet të lartë (HDPE). Dy vite më vonë, në 1955, HDPE u prodhua si tub. Për shpikjen e tij të suksesshme të HDPE, Ziegler u nderua me çmimin Nobel për Kimi në vitin 1963.
Facts:
- Në 1963 Karl Ziegler u nderua me çmimin Nobel për Kimi për shpikjen e HDPE;
- HDPE lëshon sasi të larta të ndotjes së ajrit gjatë prodhimit (oksidet e squfurit, grimcat, oksidet e azotit, monoksidi i karbonit, hidrokarburet jo metanike dhe dioksid të karbonit);
- Vetëm 12% e të gjitha qeseve plastike HDPE dhe 28% e enëve dhe kontejnerëve të qumështit riciklohen;
- Nëse 1 në 10 shishe plastike HDPE do të ricikloheshin, 90 milionë kg plastikë do të shpëtoheshin nga deponitë;
- 160,000 qese plastike hidhen çdo sekondë, gjithsej katër milionë çdo vit.
Pse HDPE përdoret kaq shumë?
- Ka dendësi më të lartë sesa gradat e tjera të PE;
- Është polimer gjysmë kristalor;
- Ka peshë të lehtë dhe është i fortë;
- Është i zhdërvjellët;
- HDPE është i riciklueshëm;
- Është rezistent ndaj lagështisë;
- Ka rezistencë të lartë kimike.