MIKROPLASTIKA: Si ndikon në shëndetin tonë?

Në ditët e sotme, siç e dijmë mikroplastikat janë kudo. Nga uji që pimë tek ushqimi që hamë dhe ajri që thithim, ato janë shpërndarë gjithandej. Shumë studime kanë treguar se efektet që mikroplastika kanë në shëndetin tonë janë të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Yongming Luo, një profesor në Yantai Institute of Coastal Zone Research dhe Nanjing Institute of Soil Science dhe kolegët e tij në Kinë, raportuan për akumulimin e mikroplastikave në bimët e grurit dhe lakërave të ekspozuara në mikroplastika në laborator. Hulumtuesit i rritën bimët në sistemet hidroponike dhe tokësore me mikroplastikë që ishin të veshur me ngjyra fluoreshente. Studiuesit analizuan seksionet kryq të bimëve nën një mikroskop të pajisur për të zbuluar fluoreshencën. Rrënjët, kërcelli dhe gjethet u ndizën.

“Me dekada, shkencëtarët kishin besuar se grimcat plastike janë tepër të mëdha të tejkalojnë përmes barrierave fizike të indit të paprekur bimor, por studimi i ri përgënjeshtron këtë supozim.” thotë Luo për EHN.

Ekipi i Luo’s raporton se mikroplastika dukej se po hynte në bimë përmes çarjeve në rrënjët ku ndodh degëzimi anësor, si dhe duke u përhapur nëpër qelizat në majat e rrënjëve në zhvillim.

Në fillim të vitit 2020, një ekip shkencëtarësh gjithashtu raportoi se kishin zbuluar mikroplastikë në prodhimet e supermarketeve italiane, duke përfshirë karrotat, marulet, brokolin, patatet, mollët e dardhat. Studiuesit shkruan se ata gjetën ndotjen më të madhe të mikroplastikës në mollë dhe më pak në marule. Ata spekuluan se natyra shumëvjeçare e një peme frutore lejoi që mikroplastika të grumbullohej më shumë sesa në kulturat vjetore.

“Nëse mikroplastikat hyjnë në perimet tona, ato hyjnë në gjithçka që ha perime…. Që do të thotë se ato janë edhe në mishin dhe qumështin tonë”, tha Luo. Mikroplastikat janë zbuluar më parë edhe në mjaltë, birrë, dhe ushqim deti. Me rrugëtime të qarta dhe të pakontrolluara në sistemet ushqimore të njerëzimit, gëlltitja e mikroplastikës nga njerëzit është praktikisht e pashmangshme, por pasojat e gëlltitjes janë ende të panjohura.

Mikrofibrat plastike jane gjetur në biopsi malinje të indeve të mushkërive të pacientëve me kancer. Këto plastika ndoshta janë thithur në vend se të gëlltiten, por shqetësimi se mikroplastika mund të futet në inde dhe të shkaktojë inflamacion të rrezikshëm qëndron si fakt. Studimet e gjitarëve të detyruar të hanë mikroplastikë në laboratorë, kanë dhënë gjithashtu prova se mikroplastika mund të kalojë nëpërmjet mureve të qelizave, të lëvizë nëpër trup dhe të grumbullohet në organe duke ndikuar keq në sistemin imunitar.

Mikroplastikat janë materiale kimikisht aktive, të afta për të tërhequr dhe lidhur me komponimet e njohura që dëmtojnë shëndetin e njeriut. Përveç kadmimumit, mikroplastika është treguar se akumulon edhe plumb, PCB dhe pesticide. Edhe më tej, plastika prodhohet me grupin e vet të komponimeve toksike, të cilat mund të përfshijnë BPA, një përçarës endokrinal.

Studiuesit kanë sugjeruar se si përbërësit e fituar ashtu edhe ato endogjene mund të rrjedhin në mjedisin e tyre nga plastika degraduese, qoftë në dhê apo në indin njerëzor.

“Për shkak të shqetësimit se mikroplastika mund të dëmtojë shëndetin tonë, ne jemi të shokuar që parimi i parandalimit nuk po zbatohet, për aq kohë sa nuk ka prova, ne thjesht nuk e zëmë për të madhe që jemi të ekspozuar ndaj këtyre grimcave çdo ditë, nga ushqimi, uji e deri tek ajri që thithim” thotë Sophie Vonk, një studiuese në Fondacionin e Supës Plastike në Holandë (Plastic Soup Foundation) që njihen si grup i dedikuar për t’i dhënë fund ndotjes plastike.

 

Studim: Mikroplastikat në mushkëritë e njeriut

Studiuesit kanë gjetur mikroplastika thellë në mushkëritë e njeriut për herë të parë. Në këtë studim ata kanë mbledhur inde nga procedurat kirurgjikale tek pacientët si pjesë e rutinës mjekësore.

Hulumtimi i bërë nga Hull York Medical School në Angli dhe i publikuar nga gazeta Science of the Total Environment, është studimi i parë që identifikon plastikat në mushkëritë e njerëzve të gjallë.

“Mikroplastikat jane gjetur më herët edhe në autopsinë e kufomave njerëzore” thotë Laura Sadofsky, një lektore e lartë në mjekësinë respiratore dhe njëra nag autoret kryesore të studimit.

“Nuk e kemi pritur që do t’i gjejmë shkallat më të larta të grimcave në regjionet e mëposhtme të mushkërive apo grimca të madhësisë që kemi gjetur” thotë Sadofsky.

“Kjo që kemi gjetur është e habitshme për shkak se rrugët e frymëmarrjes në pjesët e mëposhtme të mushkërive jane shumë më të vogla dhe kemi pritur se grimcat të kësaj madhësije të filtrohen nga trupi dhe jo të bllokohen kaq thellë në mushkëri.” thotë ajo.

 

Studim: Mikroplastikat në gjakun e njeriut

Në një studim të publikuar nga Environment International, studiuesit kishin gjetur plastikë në gjakun e 17 nga 22 pjesëmarrësit të studimit apo përkatësisht 77%. “Studimi jonë është indikacioni i parë se kemi grimca të polimerit në gjakun tonë, një zbulim tejet i madh” thotë autori Dick Veethak, një ekotoksikolog në Vrije Universiteit Amsterdam në Holandë për gazetën Guardian.

Studiuesit morrën mostra të gjakut nga të rritur të shëndetshëm dhe kërkuan plastika që ishin me madhësi prej 700 deri në 500,000 nanometra(nm). 700 nm është rreth 140 herë më e vogël se gjerësia e flokëve të njeriut thotë Aathira Perinchery nga The Wire Science.

Plastika PET (polyethylene terphthalate), më së shumti e përdorur për shishe një përdorimshe të ujit është polimeri më i gjetur në të gjithë donatorët afro 50%. I dyti më i shpeshti është PS (polystyrene) i cili përdoret për paketim ushqimesh dhe në shkumë polistireni, e gjetur në 36% të pjesëmarrësve.

Veethak thotë se si rezultat i studimit ai ka ndalur ekspozimin e tij në plastika duke e limituar përdorimin e plastikave njëpërdorimshe dhe duke mbuluar pijet e ushqimin për të mënjanuar hyrjen e plastikave.

Pjesëmarrësit mund të ishin ekspozuar në këto mikroplastika përmes ajrit, ujit dhe ushqimit por edhe nga produktet për kujdes personal si pasta e dhëmbëve apo shkëlqyesi i buzëve (që mund të jenë aksidentalisht të gëlltitura), polimeret dentare, pjesë implanti apo edhe mbetjet e bojës së tatuazhit. Autorët thonë se duhet të ketë më shumë studime rreth kësaj teme që të përkufizojnë rreziqet shëndetësore të plastikave në qarkullimin e gjakut.