MIKROPLASTIKAT: NDOTJA E DHEUT HULUMTIM PJ.1

Përderisa e gjithë vëmendja është e fokusuar në ndikimet që mikroplastikat kanë në oqeanet tona, studiuesit thonë që shumica e mikroplastikave po akumulohen në tokë, duke përfshirë edhe zonat e bujqësisë. Një vlerësim i bërë nga Environmental Science & Technology, sygjeron se çdo vit 107.000 deri në 730.000 ton të mikroplastikës mund të jenë duke u hedhur në dheun bujqësor në Sh.B.A dhe Evropë, në krahasim me 93.000 deri 236.000 ton që hyjnë në oqeane. 

Këto vitet e fundit, ekspertët e ambientit dhe pala e interesuar i kanë kushtuar shumë vëmendje ndotjes mikroplastike në dhe. Si ndotës i qëndrueshëm, mikroplastikat kanë një ndikim  të rëndësishëm në ekologjinë e tokës, prodhimin bujqësor dhe shëndetin e përgjithshëm të ambientit ekologjik. Mikroplastikat mund të influencojnë vetitë biofiziko-kimike të tokës dhe lëvizshmërinë e ndotësve tjerë në tokë, me implikime potencialisht të rëndësishme në funksionalitetin e ekosistemit të saj. Kështu, funksionet duke përfshirë dekompozimin e mbeturinave, grumbullimin e tokës, ose ato që lidhen me ciklin e lëndëve ushqyese mund të ndryshohen. Për më tepër, mikroplastika mund të ndikojë në biotën e tokës në nivele të ndryshme trofike dhe madje të kërcënoj shëndetin ë njeriut përmes zinxhirëve ushqimorë. Shumica e bisedave rreth ndotjes plastike fokusohen vetëm në atë në ekosistemet detare, por tani ndotja mikroplastike ka kthyer vëmendjen në dhê sipas një hulumtimi të UN.

Hulumtuesit nga Gjermania janë duke paralajmëruar se impaktet e mikroplastikave në dhê, sediment dhe ujë të pijshëm mund të kenë ndikim negativ dhe afatgjatë në këto ekosisteme. Ata thonë se ndotja mikroplastike tokësore është shumë më e lartë sesa ajo detare me vlerë prej 4 deri në 23 herë më e lartë varësisht nga ambienti. 

Edhe pse shumë pak hulumtim është bërë në këtë aspekt, ata konkluduan se rezultatet që kanë marrur deri tani janë shqetësuese. Fragmente të plastikës janë prezente praktikisht përreth gjithë botës dhe mund të shkasin efekte anësore. Studimi tregon se ⅓ e gjithë mbeturinave plastike përfundon në dhê apo ujë të pijshëm. Shumica e kësaj plastike, zbërthehet në partikula më të vogla se 5 mm të cilat shpërbëhen deri në nanoplastika të cilat janë me diametër më të vogel se 0.1 në madhësi.

Hulumtim nga Mary Beth Kirkham       

Një fiziologe e bimëve dhe profesoreshë e agronomisë në Kansas State University ka bërë një hulumtim rreth ndotjes mikroplastike në dhê. Ekspertiza e saj bazohet në relacionet mes bimëve, ujit dhe thithjes të metaleve të rënda. Ajo ka kultivuar disa bimë të grurit të ekspozuara në mikroplastika veç, disa të ekspozuara në kadmium veç dhe bimë të ekspozuara në mikroplastika e kadmium së bashku. Ajo pastaj i krahasoi këto bimë me ato që janë rritur natyralisht pa aditiv. Kadmiumi u përdor në eksperiment për shkak që është i helmueshëm, kancerogjen dhe i kudondodhur në natyrë për shkak të aktivitetit njerëzor. Ai shpërbëhet nga gomat e veturave apo edhe bateriat, dhe në formë natyrale gjindet në gur fosfati që përdoret për të bërë fertilizues bujqësor.      

 “Kam lexuar në literaturë se kadmiumi dhe elemente toksike të tjera, shumohen kur këto plastika gjinden në dhê, gjë që më shqetësoi shumë.” thotë Kirkham. Në fund të eksperimentit ajo morri bimët e grurit për analizë dhe vërtetimin e raporteve të mëparshme, lulet e rritura me mikroplastikë ishin të kontaminuara me kadmium. “Këto plastika luajnë rolin e vektorit për thithjen e kadmiumit” thotë ajo.        

Gjashtëmbëdhjetë ditë brenda eksperimentit të mikroplastikave dhe kadmiumit, bimët e trajtuara me plastikë filluan të zverdhen dhe veniten. Uji kishte mbetur mbi dhê në bimët e trajtuara me plastikë, por që ta mbante eksperimentin konsistent, ajo i ujiti të gjitha lulet me nivelin e njejtë të ujit.       

 “Partikulat plastike filluan të bllokojnë poret e dheut, parandaluan ajrosjen e dheut dhe shkaktuan vdekjen e rrënjëve të bimëve.” thotë Kirkham. Kurse bimët pa mikroplastika, edhe ato të kontaminuara vetëm me kadmium (pa plastikë), ishin në gjendje shumë më të rregullt. Ajo konkludoi se ishin plastikat të cilat e kontrollonin rritjen më shumë sesa kadmiumi.        

Edhe një studim tjetër i bërë nga një grup hulumtuesish ku përdorën nanoplastika (më të vogla se 0.1mm në madhësi) raportoi rezultate të njejta. Ekspozimi i bimëve në plastika rezultoi në humbje peshe, gjatësije, përmbajtje klorofili dhe rritje të rrënjëve të bimës Arabidopsis thaliana, një familje e afërt e brokolit dhe lakrës. Në këtë studim hulumtuesit përdorën nanoplastika të cilat janë më të vogla se 100 nanometra në madhësi.       

Ndikimi i plotë i kontaminimit të mikroplastikave në dhêun bujqësor është i panjohur. Sidoqoftë studimet kanë treguar se mikroplastikat përmbajnë karakteristika kimike dhe fizike të cilat potencialisht e ndryshojnë përbërjen e dhêut si dendësinë, komunitetin mikrobik, kapacitetin mbajtës të ujit dhe disa veti të tjera që influencojnë zhvillimin e bimëve.        

Mikroplastikat po ashtu hyjnë në dhêun bujqësor përmes degradimit të materialeve plastike që përdoren nga bujqit. Kirkham thotë se në 1950-tat, mbulesa plastike e zëvendësoi xhamin në serra. Plehat me plastikë u popullarizuan duke u bërë të domosdoshme botërisht. Ky pleh i ndarë fletë-fletë për të shtypur barërat e këqija, nxen dheun dhe mirëmban lagështinë por është një sfidë të riciklohet dhë i shtrenjtë të asgjësohet.