MIKROPLASTIKAT: NDOTJA E AJRIT - EKSPERIMENT NGA JANICE BRAHNEY
Ky artikull diskuton ndikimin e mikroplastikës në ndotjen e ajrit. Për shkak të madhësisë së tyre të vogël, mikroplastika bartet lehtësisht nga erërat në distanca të gjata.
Për hulumtimin e saj, biogjeokimistja Janice Brahney kishte mbledhur mostra pluhuri të depozituara në një zonë të shkretëtirës në perëndim të SHBA, në mënyrë që të studionte se si fosfori transportohet në ajër në këto vende të largëta dhe si cili ishte ndikimi i tij në ekosistem.
Këto mostra që mblodhi ajo përmbanin më shumë sesa grimca dheu sepse kur vëzhgoi në mikroskop gjeti një sasi tejet të madhe të grimcave plastike. Kishte fibra, sfera dhe copa të gjërave në ngjyra të ndryshme.
Zona të cilën po e studionte Brahney ishte në pjesët e largëta të shkretëtirës së Lartë të Uintas në Utah dhe Parkun Kombëtar të Rocky Mountain, ku nuk kishte thuajse fare aktivitet njerëzor. Hetimi i detajuar i Brahney konkludoi se mikroplastikat po transportoheshin në atmosferë dhe pastaj po depozitoheshin në tokë përmes borës, shiut apo edhe erërave me pluhur.
Kur Brahney filloi studimet në pjesën perëndimore të Amerikës, kishte studime të tilla si “Studimi në vende urbane si Parisi” por nuk kishte fare publikime që demonstronin se këto grimca mund të udhëtonin nëpër atmoferën e planetit. Brahney ftoi një shkencëtare atmosferike nga Universiteti Cornell, Natalie Mahowald e cila u shokua nga idea se ato mund të udhëtonin aq gjatë.
Mahowald thotë se kur pa mikroplastikat ato kishin një formë unike që kishte sjellur sfida të reja. “Mikrofibrat plastike mund të jenë 1 mikrometër të gjera dhe 200 µm të gjata, ato nuk duken sikur sfera, një formë shumë më e lehtë për t’u studiuar, ato kanë një formë të çuditshme” thotë ajo.
Ky model sugjeroi se 84% e plastikës që Brahney kishte gjetur vinte prej rrugëve. Përderisa veturat voziten, gomat e tyre fërrkohen dhe lirojnë grimca plastike në ajër, duke u shpërndarë më pas nga rrymat e ajrit. Këto veshje të gomave dhe jastekët e frenave gjenerojnë mikroplastika të reja në ajër, kurse burimet tjera të rëndësishme të prejardhjes së tyre janë edhe oqeanet dhe dherërat bujqësore..
Sipas Brahney dhe Mahowald shumica e oqeaneve të botës jane faktikisht burime të plastikës atmosferike. Kjo gjetje është bërë në 3 vitet e fundit por studimet sugjerojnë se kjo llloj ndotje është e pranishme rreth botës për dekada të tëra. Mahowald thotë se mikroplastikat në atmosferë potencialisht influencojnë krijimin e reve në qiell. Këto partikula formojnë re të akullta të cilat influencojnë klimën dhe motin. Nëse niveli i lartë i këtyre mikroplastikave në ajër shkakton krijimin e këtyre reve, atëherë ato mund të jenë duke kontribuar në ngrohjen globale.
Laura Revell një fiziciste e ambientit nga Universiteti i Canterbury thotë se këto mikroplastika atmosferike mund të jenë duke e ftohur apo ngrohur planetin varësisht nga lartësia atmosferike në të cilën gjinden.
Temperatura në atmosferë varet nga lartësitë e ndryshme dhe ky variacion ndikon në përbërjen optike të mikroplastikave dhe në sasinë e radiacionit që ato absorbojnë apo reflektojnë. Studimi i Revell tregon se nëse mikroplastikat gjinden përfundi shtresës kufitare, niveli më i afektuar i troposferës nga aktiviteti në sipërfaqe të Tokës, ato mund të kenë një efekt ftohës. Kurse nëse gjinden mbi shtresën kufitare ato mund të ndikojnë në gazrat serrë.