SINTETIK // EPISODI 10

Në episodin e fundit të serisë së parë SINTETIK bashkë me Mirishahe Syla i jemi rrekë temës së drejtësisë, shoqërore dhe mjedisore. Konceptet si ekofeminizmi, ndërlidhja mes ndryshimeve klimatike dhe gjinisë, janë një pjesë e bisedës të këtij episodi.

Mirishahja është studiuese dhe aktiviste me fokus në problematizimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, të drejtat ekonomike të grave, pjesëmarrjen dhe angazhimin e margjinalizuar politik dhe zgjerimin e diskursit feminist në vend, ndërsa e konsideron ekofeminizmin si një nga këndvështrimet kritike filozofike për çështjet urgjente të shtypjes sociale dhe mjedisore.