Si të krijojmë lojën "Paketron" në shtëpi
2020 në bashkëpunim me Europe House Kosova për festimet e Javës së Evropës, Dyvolab krijoi një video hap pas hapi DIY për më të rinjtë.
Videoja synon të frymëzojë fëmijët për të bashkëvepruar me mjedisin, për të ndërtuar dhe përforcuar imagjinatën e tyre. Ekipi përdori mbeturinat shtëpiake për të ndërtuar ide të thjeshta të lojërave argëtuese në shtëpi gjatë Pandemisë - COVID 19.
Përmbajtja synon të shpalos një kuptim më të gjerë dhe promovimin e dizajnit si një mjet për të projektuar, ndërtuar dhe ndryshuar realitetin; duke shënjestrimin të rinjtë e moshave nga 6 - 12 vjeç. Fëmijët zakonisht priren të njihen me proceset krijuese vetëm si një mjet relaksimi, ndërsa përkundrazi, ajo që ata po bëjnë është e një rëndësie të madhe: Krijimi është një mjet për të ndryshuar përvojat dhe mjedisin.
Prandaj, Dizajni është një mjet; qëndrueshmëria mjedisore është një rezultat që
mund të arrihet duke përdorur mjetet e disponueshme për të arritur këtë qëllim.