MOBILERI TË MBICIKLUARA

Projektimi konceptual i mobiljeve të mbicikluara për një hapësirë publike të tubimit Për projektimin e mobiljeve, është përdorur krijimi i bazuar në rëndësinë vizuale dhe filozofike të obeliskëve, ky koncept i krijuar si një elogji ndaj strukturave antike të Obeliskëve në sheshet kryesore publike, ku këto të fundit vendoseshin historikisht për të shënuar rëndësinë dhe qendrueshmërinë e po këtyre hapësirave. Perimetrat e Obeliskëve të cunguar përshkruhen dhe përmbahen nga kufijtë e mobiljeve. Obeliskët e cunguar janë pozicionuar si struktura mbajtëse të peshave. Vijat e holla përshkruese të strukturave mbajtëse mundësojnë ruajtjen e lehtësisë dhe delikatesës së mobiljeve qoftë në aspektin vizuel ashtu edhe në atë fizik. Ngjyrat zgjidhen për të transmetuar lojërisht dhe janë komplementare me njëra-tjetrën, për të krijuar kontrast dhe dallim.